Ushtari rus habit mbare boten ku shet tankun e tij me cmim te lire ne ukrain.

Nuk ka ndodhur kurre me pare ku nje ushtar te shes tankun e tij.Perhere te pare ka ndodhur ne Ukraike ku ushtari Rus ka shitur tankun e tij.

Ai e ka shitur me cmimin 10 mijë dollarë.

Ai quhej Misha dhe kontaktoi kontaktoi me zyrtarët dhe u ofroi atyre t’u shisnin tankun.

Viktor Andrusiv, një pjesëtar i Forcave të Armatosura të Ukrainës, theksoi se oferta e Mishës iu përcoll Ministrisë së Mbrojtjes dhe u bë një takim me ushtarin rus. Sipas Daily Sabah, takimi u bë dhe rusi dorëzoi tankun e tij për 10,000 dollarë.

“Siç na tha, mbeti vetëm me tankun teksa u larguan shokët. Ai na tha se nuk shihte asnjë arsye për të luftuar. Misha nuk mund të kthehej në shtëpi sepse do të vritej. Ai mori 10,000 dollarë dhe të drejtën për të aplikuar për shtetësi. “Ai po mbahet në kushte të favorshme”, tha Andrusiv në Facebook.

Yuri Gusev, CEO i kompanisë shtetërore të pajisjeve ushtarake, theksoi se 1 milion dollarë do t’i paguhen çdo rusi që do të dorëzonte një avion luftarak dhe 500,000 dollarë për një helikopter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *