Nje vajze dhe i fejuari i saj nga Skrapari janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Tiranës.
Vajza kishte shenja gripi, si temperaturë dhe kollë. Para 10 ditësh, vajza ishte kthyer nga Italia dhe me shenjat e para telefonoi në numrin e urgjencës kombëtare 127.
Menjëherë pas kësaj janë transportuar për në Tiranë ku do ti nënshtrohen analizave.
Ndërkohë, Shqipëria ka konfirmuar dy rastet e para me koronavirus.
Bëhet fjalë për një djalë që kishte ardhur nga Italia dhe babain e tij, të cilët janë në gjendje të qëndrueshme.