Ajo “u pagëzua” nga opinionistja Zhaklin Lekatari si Shefja e diplomacisë dhe tani ky titull do ta ndjek për shumë gjatë.
Po flasim për një nga banoret më të pëfoura të këtij edicioni të “Big Brother VIP”, Efin. Ajo e nisi këtë eksperiencë bashkë me mikeshën e saj Mikelën, të dya ish-konkurrente të Përputhen, por gjatë rrugës mori vendimin për ta vazhduar e vetme.
Ajo spikati si personazh dhe mori pëlqimin e mbarë publikut dhe kjo u refelktua edhe në shifra. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi Efi fitoi mbi 200 mijë ndjekës në rrjetet sociale duke “konkurruar” kështu edhe Luizin, i cili është fenomeni i këtij edicioni.
Dalja e Efit nga Big Brother u shoqrua me shumë zhurmë duke u cilsuar si e padrejtë pasi eliminimi i saj ishte në dorë të Dea Mishel.