Valë te larta 3 metra në det mbi nivelin e valës normale përgjatë brigjeve të Kubës, Xhamajkës dhe Meksikës, u shkaktuan pas tërmetit me magnitudë 7.7 dhe krijuan pa nik të madh tek banorët në ishujt Karaibe, pasi u dha alarmi edhe për një cunam.
Ndërtesat janë evakuuar dhe qytetarëve u është thënë të qëndrojnë larg nga bregu i detit.
Tërmeti me madhësi 7.7 goditi zonat e Karaibeve, në ora 2.10 me orën lokale, pasditen e sotme, ose rreth 30 minuta para se të lëkundej vendi ynë nga një tërmet me magnitudë 5.
Tërmeti në Karaibe pati si epiqendër ngushticën, midis Xhamajkës dhe Kubës.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 72 milje në veriperëndim të Lucea, Xhamajka, me një thellësi prej 6.2 milje në det.
Qendra e Paralajmërimit të Cunamit në Paqësor lëshoi alarmin, duke paralajmëruar se valët e detit deri në 3,5 metra më të larta se normalja që u krijuan pas tërmetit mund të godasin brigjet e Belize, Kubës, Honduras, Meksikës, Xhamajkës dhe Ishujt Kajman.
Alarmi u azhurnua pas orës 3.45, ku u tha se “kërcënimi i tsunamit paraprakisht ka kaluar”.
Njerëzit megjithatë në të gjithë ishujet e Karaibeve kanë dalë në rrugë, ndërsa pamjet e para tregojnë edhe forcën e tij, duke shkaktuar të çara të tokës në bregun e detit, apo në rrugë.