Vetëm me këto 2 përbëres, kabina juaj e dushit mund të shndrisi nga pastërtia

Kabina e dushit është një vend i vështirë për t’u pastruar. Cilado qoftë arsyeja, njollat e kabinës së dushit janë shumë të vështira për tu pastruar.

Por mënyra më efikase për këtë kërkon vetëm dy përbërës, të cilët janë të lehtë për t’u gjetur, ndoshta i keni ato nën lavamanin tuaj të kuzhinës!

Kur këto dy produkte pastrimi janë të përziera së bashku, ato krijojnë një produkt super pastrues që do ta bëjë kabinën e dushit tuaj si të ishte i ri.

Materiale:
-1 filxhan sapun likuid pjatalarës.
-1 filxhan uthull të ngrohur.
– 1 hinkë
– 1 shishe me spërkatje.
– sfungjer.

Udhëzime;
Ngroheni uthullën në mikrovalë ose në sobë;
Përdorni një hinkë për të futur të dy përbërësit në shishen spërkatëse dhe përzijini mirë (duke rrotulluar shishen nëpër duar, jo duke e shkundur)

Pwrdorimi;
Spërkatni kabinetin e dushit me përzierjen e përfituar dhe përdorni anën e ashpër të një sfungjeri për të pasur një përhapje sa më të mirë.
Lëreni të veprojë për 30 minuta, dhe pastaj lajeni me ujë të ftohtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *