Olsi Hajdari ka dhënë një intervistë për Abc News duke treguar ngjarjen e tre nëteve më parë, kur ata u dërguan në spital.
Për fat të mirë ai shpëtoi dhe tani është shëndoshë e mirë, mirëpo bashkëshortja e tij, me të cilën sapo ishin martuar, ka ndërruar jetë.
Ajo u dërgua pa shenja jete në spital duke i tron ditur të gjithë vetëm pak ditë pas dasmës.
Në një intervistë për gazetarin e Abc News, Agim Blloshmi, ai tregon se nuk i kujtohet asgjë nga ajo natë, vetëm se kishin marrë një mangall me prush të cilin e kishin futur për tu ngrohur në dhomë.
“Nuk mbaj mend asgjë fare. Nuk mbaj mend si më çuan në spital dhe kush më çoi. Jam përmendur vetëm në spital.
Me Rezartën kam dy vjet. Tani bëmë edhe dasmën. Fiks mbrëmë një javë kemi patur ceremoninë. Që nusja nuk jetonte më e mora vesh në spital, me tha xhaxhai”, tregon ai.
Rezarta Hajdari u dërgua pa jetë në spital, kurse Olsi mbeti dy ditë në koma për shkak të helmimit.
Familjarët këmbëngulin se ndarja nga jeta e nuses së re ndodhi për shkak të mangallit, ndërsa ekspertiza ligjore nuk ka dalë ende me një përfundim zyrtar për arsyet.