45 persona shqiptarë nga Maqedonia e Veriut kanë humbur jetën në aksidentin që është shënuar në Bullgari, gjatë orëve të para të mëngjesit.
Kreu i shërbimit të kontrollit të fatkeqësive të vendit, Nikolay Nikolov, tha se 45 njerëz humben jeten në aksidentin, i cili ndodhi rreth orës 02:00 në një autostradë 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.
Autoritet thane se “të mbijetuarit janë të traumatizuar, kanë humbur të afërmit, fëmijët. Ata u hodhën nga dritaret për të shpëtuar”.
Autobusi, i cili ishte i regjistruar në Maqedoninë e Veriut dhe po udhëtonte nga Stambolli në Shkup, ka shpërthyer në flakë pasi është përplasur.
Mediat maqedonase bëjnë me dije se të gjithë personat që humbën jetën janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa dy shoferët maqedonas.
#Europe #Tragedy #Bulgaria 46 people (12 children) died tonight in Bulgaria in the crash of a bus carrying citizens of #NorthMacedonia . 7you are saved. The accident occurred "on the highway south of #Sofia ," said Nilolay #Nikolov, head of the emergency disaster service. pic.twitter.com/ZwV45EqaIE
— Donato Yaakov Secchi (@doyaksec) November 23, 2021