Vjen lajm i mire per vajzen nga Librazhdi qe e kapi vjehrri me te dashurin

Ditën e djeshme në internet qarkulloi një video ku vjehrri dhe vjehrra bashkë me të afërm të tjerë të tyre u futën në dhomën e djalit, emigrant në Angli ku ndodhej nusja e tij bashkë me një djalë tjetër, i cili thuhet se ishte i dashuri i saj.

Një person i cili ndodhej në dhomë bashkë me ta filmoi të gjithë skenën teksa vjehrri dhe vjehrra dhunuan vazhdimisht nusen duke i kërkuar llogari për veprimin e kryer.

Ditën e sotme, e reja ka marrë urdhër mbrojtje nga Policia e Elbasanit, ndërsa prindërit e bashkëshortit të saj janë vënë nën hetim nga uniformat blu dhe gjendja e saj eshte permiresuar.

Pas skandalit të një dite më parë ajo është larguar nga banesa e cila është e regjistruar në emër të saj, duke shkuar në shtëpinë e prindërve në një tjetër fshat të Librazhdit.

Mësohet se 23-vjeçarja ka qenë disa herë e strehuar te forumi i gruas në Elbasan pasi ishte dhunuar nga familjarët, ndërsa kishte marrë urdhër mbrojtje edhe nga babai i saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *