Vlorë, dëshmitari rrëfen momentin kur nëna u hodh nga kati i pestë me fëmijën: “Dëgjova një zhurmë e dola”

    0
    57

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku është hedhur nga kati i pestë nëna 34 vjeçe së bashku me fëmijën e moshës rreth 1 vjeç.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Pavarësia. Nëna ka ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa djali u dërgua në spital nga një banor i zonës por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda.

    Dëshmitari ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja duke thënë:

    “Është hedhur nga kati i pestë nga sheshpushimi. Ka ardhur aty, ishte megjithë fëmijën. Kur janë hedhur, dëgjova zhurmë dhe dola. Pashë që ishte përmbys. Ajo kishte shenja jete ndërsa fëmija kishte carje në surrat dhe e mori njëri që është këtu me makinë. Nuk ishte banore këtu. E dëgjuam, nuk mund të bëja sehir. Policia nuk e dinte dhe i njoftuam e erdhëm. Ambulanca u vonua 10 minuta.”

    Burime bëjnë me dije se, dyshohet që 34-vjeçarja, e identifikuar si Pamela Martiri vuante nga probleme të shëndetit mendor.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here