Një fëmijë 3 vjeç ka humbur jetën disa ditë më parë në ambientet e një kopshti privat në Fier.
Atdhe news ka siguruar foton nga vendi ku dyshohet që ka humbur jetën 3 vjeçari, ku sipas dëshmive të punonjësve të kopshtit është mbytur me lidhësen e kapuçit të xhupit teksa po përpiqej që të merrte çantën.
Sipas dëshmive vogëlushi është përpjekur që të marrë çantën që ndodhej në varëse, për këtë ai ka hipur në dollapët që ndodheshin tek kopshti por kur ka tentuar të zbresë kapuçi i ka ngelur në varëse.
Ndërkohë një ditë më parë familjarët e vogëlushit protestonin dhe kërkonin drejtësi pasi sipas tyre vendi ku thuhet se është mbytur fëmija është dyshues