Data 8 Maj është Dita e Nënës në mbi 50 vende të botës dhe në këtë ditë kaq të veçantë nuk mund të mungonin urimet për nënat.
Së fundmi, ka qenë ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, e cila në llogarinë e saj në “Instagram” ka publikuar një foto të rrallë.
E kthyer shumë vite pas në fëmijërinë e saj, ambasadorja na ka sjellë një foto me nënën dhe vëllain e saj.
Krah fotos Yuri Kim ka falenderuar të ëmën për të gjitha sakrificat që ajo ka bërë për rritjen e saj dhe të së vëllait.
“Faleminderit të gjitha nënave që japin gjithçka kanë për të rritur fëmijët e tyre. I jam mirënjohës nënës sime për të gjitha sakrificat e saj që më rriti mua dhe vëllanë tim, ndërsa ndërtuam një jetë të re si emigrantë në Amerikë, duke na mësuar të jemi optimistë, të punojmë shumë, të këmbëngulim pa marrë parasysh pengesat dhe të përpiqemi më të mirën për të kontribuar për komunitetin tonë, vendin tonë dhe botën tonë. Faleminderit mami – të dua dhe më mungon çdo ditë. #Dita e Nënës2022”, shkruan ambasadorja krah fotos.