Zbulohet e vërteta e fotografive të Luana Vjollcës ne veture/foto

Luana Vjollca ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve dy javët e fundit.

Ylli shqiptar ka zbuluar se përmes 5 këngëve që do të publikohen javë pas jave do të sjellë histori personale, që nuk janë histori të bukura, por kanë lënë gjurmë dhe kanë ndikuar në formimin e saj.

Pas publikimit të këngës “Si njerëz”, e cila bëri bujë për shkak të dukurisë së bulizmit që trajton, si duket është radha për këngën tjetër.

Këtë la të kuptohej Luana përmes publikimit të disa fotografive në “Instagram” ku shkruan “Traumë e vjetër”, i cili duhet të jetë titulli i këngës.


Në këto foto Luana shfaqet me shenja të dhunës në fytyrë dhe lot në sy, duke na zbuluar kështu edhe pak nga videoklipi.

Fotot zgjidhin edhe misterin e disa imazheve që para dy javësh pushtuan internetin, ku Luana ishte fotografuar me shenja dhune në një veturë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *