Pas ekzaminimit të trupit të pajetë të viktimës, janë konstatuar plagë të rënda me thikë, teksa autorja është zbuluar se është motra e së ndjerës. Sipas Marselës, me motrën kanë debatuar që ajo të linte alkoolin, pasi Amanda pinte shumë.
Mirëpo, sipas Marselës, Amanda ka kundërshtuar të lërë alkoolin dhe madje ka kërcënuar me vdekje motrën dhe nënën. Marsela thotë se vrasjen e ka bërë në kushtet e vetëmbrojtjes, teksa shton se Amanda mbi 10 vitesh ishte e alkoolizuar.
“Nuk kam dashur ta vras motrën, veprova në kushtet e vetëmbrojtjes. Prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike. Mëngjesin e djeshëm kemi pasur debat pasi i kërkonim që të linte alkoolin. Fillimisht Amanda mori thikën dhe më kërcënoi mua dhe mamanë se do të na vriste. Situata u tensionua dhe veprova në kushtet e vetëmbrojtjes”, ka thënë Marsela Pushani.