Komisioni Europian do të japë për procesin e rindërtimit nga dëmet e tërmetit shumen e 100 milionë eurove.
Shuma e madhe do t’i shtohet 15 milionë eurove të dhëna nga BE menjëherë pas fatkeqësisë së 26 nëntorit dhe nuk përfshin shumat që do të dhurojnë shtetet e tjera anëtare.
Presidentja e Komisionit Europian tha se BE do të monitorojë gjithashtu procesin e rindërtimit dhe alokimit të fondeve.
Pervec kesaj shume, shtete e ndryshme do te bejne dhurimet e tyre. Suedia ka premtuar se do te dhuroje 5,6 milion euro. Hollanda gjithashtu tha se do te dhuroje 3 milion euro.
Disa nga donacionet në këtë konferencë
Franca, 60 milionë euro
Gjermania, 11 milionë euro
Serbia, 2 milionë euro
Suedia, 5.6 milionë euro fonde dhe grante
Holanda, 3 milionë euro për aktivitete rindërtuese
Danimarka, 2.7 milionë euro. Projekti për gjithë rrjetin e ujësjellësit post tërmet.
Polonia, 2.7 milionë euro për rindërtimin
Greqia, 2.5 milionë euro
Sllovakia, 250 mijë euro
Sllovenia, 300 mijë euro për ndërtimin e një shkolle në një zonat e prekura
Finlanda, 300 mijë euro
Luksemburg, 150 mijë euro përmes UNICEF
Austria, 1 milionë euro
Hungaria, 250 mijë euro për të ndërtuar kishat katolike. Sektori privat ka dhënë kontribute, 500 mijë euro nga banka kryesore.
Greqia, 2.5 milionë euro
Maqedonia e Veriut, 6 mln dinarë, rreth 100 mijë euro
Kosova, 500 mijë euro në fondet e emergjencës. 200 mijë euro në formën e granteve
Turqia, rreth 46 milionë euro në formën e granteve
Grupi Islamik i Zhvillimit, 365 mln euro në programe financimi. 50 mln euro grante
Zvicra, 9 milionë euro grante
Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndërtojnë 2 mijë njësi banimi, rreth 70 milionë euro
Katari, 5 milionë dollarë
SHBA – Qeveria amerikane do të japë 3.9 mln dollarë në mënyrë transparente në mënyrë që të shkojnë te njerëzit që kanë më shumë nevojë. Në total do të jenë 5 milionë dollarë.
Kostot e rindërtimit janë vlerësuar diku tek 1 miliard euro