Djali i kryeministrit Rama, Greg Rama një ditë pas tërmetit, ka treguar që mes personave që u ndanë nga jeta ka qenë edhe një e afërme e tij bashkë me pjesëtarët e familjes. Bëhej fjalë për Kristi Reçin e cila humbi jetën në rrënoja me prindërit dhe vëllanë.
Media italaine dhe ato amerikane shkruan më pas duke e cilësuar vajzën e re si të fejuarën e djalit të kryeministrit, lajm që e kishin konfirmuar nga zyra e shtypit e Kryeministrisë.
Vetë kryeministri kur u pyet dy netë më parë nga gazetari italian në emisionin “Porta e Porta” të Bruno Vespës, e pranoi për herë të parë se Kristi ishte e fejuara e djalit të tij Gregor Rama. Ai tha se nuk reagoi publikisht për këtë, pasi të gjithë personat që humbën jetën nga tërmeti ishin njësoj për të.
Ndërsa Gregu, ka bërë një tjetër postim pak orë më parë në Instagram, ku ka veçuar një nga shprehjet në anglisht të Van Gogut.
“Zemra e një mashkulli i ngjan shumë detit, ka stuhitë e tij, ka baticat e tij dhe në thellësi ka xhevahirët e tij gjithashtu”, shkruan Greg Rama.