17 herë gjyshe, nipërit e mbesat i bëjnë të papriturën …

Dashuria mes prindërve e fëmijëve është një gjë, por ajo mes nipërve e gjyshërve është një ndjesi dhe lidhje tjetër.

Në rastin e nënë Rufijes, është një lidhje e 17-fishuar sepse ajo kaq herë është bërë edhe gjyshe. 9 nga nipërit e mbesat e saj të cilët jetojnë në Shqipëri, madje në të njëjtin oborr me të, kanë ardhur për ta surprizuar në “Ka Një Mesazh Për Ty”, rubrikë nga “E diela shqiptare” në Tv Klan.

Më herët, ata rrëfyen dashurinë dhe kujdesin që tregojnë ndaj gjyshes së tyre për të cilën nuk kursejnë asgjë, ashtu si ajo kundrejt tyre. Për ta, është e rëndësishme t’ia tregojnë dashurinë ‘mbretëreshës’ së tyre, siç e quajnë ata, së bashku me një premtim.

Duam të të themi që je gjithçka për ne, je mbretëresha jonë. Gjithmonë, kur na sheh të lumtur, kur jemi të gjithë së bashku, kur mblidhemi për festa, për çfarëdolloj gjëje dhe na sheh që shkojmë shumë mirë bashkë, gjithmonë na thua: “Tani që jam unë, ju shkoni shumë mirë me njëri-tjetrin, por ndoshta në të ardhmen kur unë mos të jem më, a do vazhdoni kështu?” Dhe duam të të themi që ne gjithmonë, kjo mbarësi, kjo lumturi që ti na e ke trashëguar, kjo dashuri që ne kemi mes njëri-tjetrit, këtë lidhje që ne kemi, gjithmonë do ta vazhdojmë brez pas brezi. Ne të gjithë të duam shumë.

Gjithashtu, thamë që je mbretëresha jonë. Je vërtetë dhe e meriton të jesh e tillë. Ai froni të shkon shumë.

Je nëna më e mirë në botë. Ti na edukon, na mëson çdo gjë që ne bëjmë. Unë të dua shumë

Ti e di që të duam shumë. Dhe kur më kritikon më bëhet qejfi sepse e bën për të mirën time dhe nuk kemi fjalë për ta përshkruar, je vërtet një mbretëreshë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *