36 vjecarja diagnostikohet me kancer gjiri. Tregon shenjat e para te semundjes

Pasi lindi vajzën e saj, Ellie, në korrik 2020, Elissa vuri re se kishte dhimbje të pazakonta.

Por mjeket zbuluan nje gunge ne gjokisn e saj dhe me pas ata zbuluan nje kancer ne gjoks.

Ishte me të vërtetë tronditëse u shpresh 36 vjecarja nuk e mendoja qe do te kisha nje semundje te till. E vetmja gje qe kisha bere gabim ishte se isha ne fazen e 3 te kancerit dhe un e kisha lene veten pas dore prej shume kohesh.

Pasi bera operacionin me pas fillova kimion dhe ndihesha shume e lodhur por fatmiresisht gjendja ime po rekuperohej.

Ndaj e bej kete histori publike qe te sensibilizoj sa me shume femra dhe te bejn me shpesh kontrrolle ndaj kancerit te gjirit pasi sa me heret te kapesh semundjen aq me shume shanse ke per te jetuar.

Simptomat dhe shenjat e kancerit të gjirit

Sa më herët të trajtohet kanceri i gjirit, aq më të mëdha janë shanset që trajtimi të ketë sukses. Prandaj është shumë e rëndësishme të kontrolloni rregullisht gjinjtë tuaj dhe të vizitoni mjekun nëse vëreni ndonjë ndryshim.

Shenjat dhe simptomat e zakonshme të kancerit të gjirit përfshijnë:

Një gungë (kokërr) ose ënjtje në gji, sipër gjoksit ose në sqetull (mund të ndjeni gunga por jo ta shihni)
Ndryshime në lëkurë, si puçërr ose si tip vrime apo gropëz
Ndryshime të ngjyrës së gjirit – gjoksi mund të duket i kuq ose i inflamuar
Ndryshime në thithë, për shembull e futur brenda (e përthithur)
Çdo lloj lëngu (rrjedhje) e pazakonshme nga secila prej thithave
Dhimbja e gjoksit nuk është zakonisht një shenjë e kancerit të gjirit. Por kini kujdes nëse dhimbjet vazhdojnë për një kohë të gjatë.

Nëse dalloni një ndryshim në gjoksin tuaj nuk do të thotë domosdoshmërisht që keni kancer të gjirit dhe shumica e ndryshimeve të gjirit nuk janë shkak i kancerit të gjirit. Por është e rëndësishme të kontrolloheni për çdo gjë që vëreni.

Si të vetë-kontrolloheni
Vetë-kontrolli zgjat vetëm disa minuta. Nuk ka teknikë të veçantë dhe nuk keni nevojë për trajnime për të kontrolluar gjoksin tuaj.

Kontrolloni të gjithë zonën e gjirit, përfshirë gjithë zonën e gjoksit dhe sqetullat.
Këtë duhet ta bëni rregullisht, në mënyrë që të vëreni ndryshimet nëse do keni.
Është aq e thjeshtë sa “PShk” : Prek, shiko, kontrollo.

Prek gjoksin: a ndjeni diçka të pazakontë?
Shiko për ndryshime: a duket ndonjë gjë ndryshe?
Kontrollo çdo ndryshim me mjekun tuaj.

Shiko.news

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *