41 vjecarja qe u vethelmua rrihej nga bashkeshorti i saj. Gjendet video në celularin e Xhemal Lokës

Një video me kërcënime dhe fjalë fyese ndaj gruas dhe nënës së katër fëmijëve të tij është gjetur në celularin e Xhemal Lokës së sekuestruar nga policia.

Krahas dëshmive të fëmijëve për akte dhune ndaj nënës së tyre kur babai është kthyer në shtëpi, kjo video dëshmon se ai ushtronte presion dhe e dhunonte dhe në distancë përmes mesazheve të dërguara me video. Pas varrimit të së shoqes të enjten dhe bërjes publike të ngjarjes një ditë më pas, Xhemal Loka është trembur dhe ka tentuar të fshehë celularin e tij, duke ia dhënë njërës prej motrave, ndërsa nuk ka bashkëpunuar që në fillim me policinë, raporton Top Channel.

I ka qëndruar deklarimit se ajo nuk duroi dot fyerjet ndaj saj në rrjetin tik-tok. Ndërkohë policia deklaroi se specialistët për Hetimin e Krimeve i kanë dërguar celularin e 45-vjeccarit dhe të viktimës për ekspertim me qëllim gjetjen e provave të tjera për dokumentimin e mëtejshëm të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes. Video dhe mesazhe të tjera që mund të jenë fshirë nga celularët respektivë pritet të hedhin më shumë dritë mbi dhunën e vazhdueshme ndaj Bedrie Lokës, gruas që u përball e vetme me dhunën dhe rritjen e katër fëmijëve, një vajze 22 -vjeccare dhe tre djemve, më i vogli prej tyre 10 vjeç.

Nën drejtimin e prokurorisë së Durrësit, hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë, ndërsa nga strukturat e specializuara për Hetimin e Krimeve Kibernetike po kryhen gjithashtu hetime intensive për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore personin e keqpërdorimit të të dhënave të shtetases Bedrie Loka, në rrjetin social TikTok.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *