Keni probleme me dhe mezi flini natën?
Mos ju duket habi por kjo është e zakonshme pasi një në tre njerëz vuajnë nga pagjumësia në një moment të jetës së tyre.
Ky grup njerëzish e kanë të vështirë të mbyllin sytë, mund të zgjohen disa herë gjatë natës dhe të qëndrojnë zgjuar për orë të tëra, e madje mund ta kenë të vështirë të dremisin ditën, edhe pse mund të ndihen të lodhur.
Dr Michael Mosley ndau me ne pesë këshilla të thjeshta për t’ju ndihmuar të flini më mirë:
1. Ngadalësoni frymën tuaj
Dr Mosley beson se duhet të filloni duke marrë frymë thellë përmes hundës dhe nxirreni pastaj me ngadalë përmes gojës
Doktori tha: “Unë ju rekomandoj të provoni frymëmarrjen me bark. Vendosni njërën dorë në gjoks dhe tjetrën poshtë kafazit të kraharorit. Ndërsa merrni frymë duhet të ndjeni që dora në bark ngrihet, ndërsa dora në gjoks mbetet relativisht e palëvizshme. Është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u qetësuar.”.
2. Përdorni dritën e mëngjesit
Këshilla më e mirë është të ngriheni në të njëjtën kohë çdo ditë dhe të dilni jashtë në dritën e mëngjesit. Sipas hulumtimeve, koha kur zgjoheni në mëngjes ka një ndikim më të madh në orën e trupit tonë sesa koha kur shkojmë në shtrat.
3. Shijoni shtratin tuaj
Dr Mosley tha se “nëse gjumi nuk vjen, atëherë thjesht ngrihu” është këshilla që është më efektive në terapinë e gjumit. Duke u ngritur nga shtrati kur nuk ju zë gjumi dhe duke u shtrirë vetëm kur jeni të lodhur, atëherë kjo do ishte ideale.
4. Ngroheni për tu ftohur
Një dush i ngrohtë ose një dush i nxehtë para gjumit mund t’ju ndihmojë vërtet të bini në gjumë më shpejt, tha Dr Mosley. Pra, duke u ngrohur, ftohja do t’ju ndihmojë të arrini këtë mashtrim të gjumit.
5. Dëgjoni trupin tuaj
Ne të gjithë synojmë të flemë tetë orë, por realiteti është që të gjithë jemi të ndryshëm dhe mund të kemi nevojë për më pak gjumë sesa mendojmë, kështu që mos u shqetësoni të shikoni sa orë gjumë flini.
Ai gjithashtu rekomandon të mos punoni nga shtrati apo të shikoni TV në shtrat.
Ja 5 hapa që duhet të ndiqni:
Hapi i parë: Qëndroni zgjuar derisa të ndiheni të përgjumur.
Hapi i dytë: Nëse shkoni në shtrat dhe nuk mund të flini, ose zgjoheni në mes të natës, ngrihuni nga shtrati.
Hapi i tretë: Shmangni dremitjen gjatë ditës për të rritur presionin e gjumit.
Hapi i katërt: Çohuni në të njëjtën kohë çdo ditë.
Hapi i pestë: Ruajeni shtratin për gjumë. Shiko.news