5 keshilla si të shuani zjarrin në kuzhinë

Të gjithë e kemi nxjerrë një mësim nga kuzhina: Është një nga vendet më të rrezikshme, në pritje për të shpërthyer në flakë nga momenti në moment.

Ja si të përballoni zjarrin, në rast emergjence…

Nëse diçka merr flakë në furrë

Mos e hapni derën e furrës. Fikni çdo gjë dhe zbmbrapsuni. Nëse e hapni derën do të digjni fytyrën ose flokët do t’ju marrin flakë. Flakët kanë nevojë për oksigjen që të “ushqehen” dhe nëse hapni derën do të bëni pikërisht këtë. Zjarri do të vijë duke u shuar nëse e mbani derën mbyllur dhe thjesht e fikni sobën. Qëndroni në kuzhinë dhe mbani sytë tek xhami i derës. Sapo të ftohet, mund të pastroni gjithçka.

Nëse zjarri është përmbi sobë

Një zjarr mbi sobë është pak më e rrezikshme. Mbani mend që flakët duan oksigjen që të rriten, kështu që mendoni se si të ulni dozën e ajrimit tek tigani apo ena që keni vënë në zjarr. Mbani një kapak ngjitur me sobën, që ta keni për raste të tilla. Ndalojini flakët që të bëhen më të mëdha duke vënë kapakun mbi enën që ka marrë zjarr.

Nëse kjo nuk funksionon hidhni sodë (ju duhet goxha shumë) përmbi flakë. Kjo do t’i ulë ndjeshëm. Nëse kjo nuk funksionon keni 2 mundësi: lajmëroni zjarrfikësit ose përdoreni fikësin e zjarrit.

Çfarë nuk duhet bërë?

Asnjëherë mos hidhni ujë në një një zjarr me yndyrë. Asnjëherë! Nuk do ti shuajë flakët dhe thjesht po humbisni kohë të çmuar duke e lejuar zjarrin të rritet. Jo ujë!

Në çfarë pike duhet të thërrisni zjarrfikësit

Në rast se nuk mund ta izoloni zjarrin, nëse është më i madh se një top basketbolli ose nëse po përhapet, thërrisni zjarrfikësit.

Kush janë shkaqet më të zakonshme të zjarrit në kuzhinë?

Gjithkujt i ndodh të ketë ndonjëherë mëngë të gjera të lëshuara. Apo rrobëdëshambër, apo shall. Bazikisht çdo gjë që varet është një kurth vdekjeprurës. Shumë njerëz vijnë në shtëpi dhe fillojnë të gatuajnë pa veshur rroba “të sigurta”.

Cili është ushqimi më i zakonshëm që merr flakë?

Proshuta, biftekët, proshuta. Çdo gjë që lëshon yndyrë dhe stërkala kur gatuhet.

Këshillë e fundit

Nëse po merreni me telefonin, mbajini sytë tek ajo çfarë po gatuani, jo vetëm tek mesazhet. 33 përqind e flakëve që shkaktohen në kuzhinë vijnë për shkak të gatimit të pavëmendshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *