5 mënyra për t’u shëruar më shpejt nga gripin ne shtepi

Jemi në janar, dhe shumë njerëz janë të prekur nga gripi. Për të lehtësuar simptomat ose për t’u shëruar më shpejt, lexoni më poshtë se çfarë duhet të bëni.

Hidratohuni
Kur njerëzit janë të sëmurë, ata shpesh kanë energji dhe oreks të ulët, gjë që mund të çojë në më pak konsum të lëngjeve dhe dehidrim. Shfaqja e simptomave të etheve, diarresë dhe/ose të vjellave mund të shkaktojë gjithashtu dehidrim. Është e rëndësishme të pini shumë ujë në mënyrë që trupi juaj të ketë atë që i nevojitet për të luftuar një sëmundje si Covid-19 ose gripi. Ju nuk keni nevojë ta teproni me marrjen e ujit, zakonisht sasia e rekomanduar varet nga madhësia e trupit tuaj. Kur jeni të sëmurë, përveç ujit, pini lëng portokalli natyral, çaj të zi ose jeshil dhe lëng perimesh. Shmangni qumështin, pijet joalkoolike, alkoolin dhe kafenë kur jeni me grip.

Hani supë pule
Supa e pulës jep energji për shkak të proteinave lehtësisht të tretshme dhe lëngu ndihmon në hidratimin.Disa ushqime të tjera janë perimet me gjethe jeshile, vezët, bananet, mollët dhe çdo proteinë pa yndyrë. Hiqni dorë nga bulmeti, është e vështirë për t’u tretur dhe mund të përkeqësojë të përzierat.

Pushoni
Pushimi është thelbësor për t’u ndjerë më mirë. Sistemi imunitar dobësohet nëse nuk pushoni siç duhet. Mundohuni të flini më shumë se 7 deri në 9 orë.

Gargarë me ujë të kripur
Gargara me ujë të kripur është një ilaç popullor për dhimbjet e fytit dhe ftohjet. Kripa tërheq viruset ose bakteret në fyt. Përzieni rreth ½ lugë çaji kripë në një gotë ujë për të bërë gargarë 4-5 herë në ditë.

Bëni një dush të ngrohtë
Të bësh një dush të vakët do të thotë që temperatura e ujit është e ngrohtë, por jo e nxehtë. Kjo mund të ndihmojë në stimulimin e qarkullimit dhe të ndihmojë trupin tuaj të rregullojë temperaturën nëse keni ethe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *