7 gjërat që bëjnë foshnjat në barkun e nënës

Në mesin e shumë pyetjeve që bëjnë çiftet derisa gruaja është shtatzënë, është edhe ajo se “çfarë është duke bërë foshnja në bark?”.

Hulumtuesit kanë arritur të zbulojnë së paku shtatë gjëra që bëjnë të palindurit gjatë nëntë muajve:

1. Zhvillojnë ndjesinë e të shijuarit. Ushqimet që konsumon nëna përfundojnë në lëngun amniotik, të cilin fetusi nis ta shijojë duke nisur nga java e 20. Në këtë mënyrë fëmija shijon gjithçka që konsumon nëna dhe zhvillon kështu sensin e tij të shijes. Për shembull, një studim tregon se nënat që hanë shumë karota gjatë shtatzënisë lindin fëmijë që i pëlqejnë shumë karotat.

2. Reagojnë ndaj stresit. Nervozizmi dhe stresi i nënës reflektohet drejtpërdrejt tek fetusi dhe sidomos në lëvizjet që ai bën. Studimet tregojnë se nëse nëna është në ankth fëmija prek fytyrën e tij me dorën e majtë.

3. Bëjnë mimika të ndryshme. Nëse vëreni ekografitë e kryera në 4D, nga java e 24 e shtatzënisë fëmijët mund të duken teksa buzëqeshin apo bëjnë fytyrë të vrenjtur.

4. Qajnë. Fëmijët qajnë “të heshtur” në barkun e nënës. Mjekët kanë arritur të dëgjojnë me anë të regjistruesve me ultratinguj zhurma të ngjashme me të qarën e bebeve apo lemzë.

5. Njohin vjershat ose përrallat. Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Floridas, nëse nënat lexojnë dy herë në ditë vjersha apo përralla, gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë, rrahjet e zemrës së fëmijës bëhen më të qeta. Fetusi relaksohet, çka do të thotë se ai i njeh vjershat dhe përrallat që i lexon nëna.

6. Njohin edhe këngët. Studiuesit kanë konfirmuar se kënga që fëmija ka dëgjuar shpesh gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë do të mbetet e parapëlqyera e tij edhe pasi të vijë në jetë.

7. Koordinojnë dorën me gojën. Gjatë tremujorit të fundit fëmija arrin të fusë gishtin në gojë, duke koordinuar në mënyrë perfekte lëvizjet e dorës me gojën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *