Publikohen pamje nga momenti kur dy banorë të Kavajës ndalojnë autorin me kallashnikov në dorë, pasi plagosi një person në dyqanin e tij, pranë Bashkisë së vjetër të qytetit.
Pak metra larg kësaj skene ndodheshin edhe forcat e policisë, që me ndihmën e banorëve, bënë të mundur arrestimin e autorit, Fitim Baboçi 31 vjeç.
Duhet vlerësuar gjesti i guximshëm i dy qytetarëve, të cilët menjëherë pas plagosjes ju afruan autorit për të mos e lënë të largohet. Një veprim heronjsh pasi rreziku që mund t’i vinin jetës së tyre me një person të armatosur përballë, mund të ishte tragjik.
Njëri prej banorëve i ka kapur armën, ndërsa banori tjetër e ka neutralizuar autorin duke e kapur nga pas. /shqiptarjacom/