Shqipëria vazhdon të mos gjejë qetësi nga lëkundjet e tërmetit, pas atij të 26 nëntorit. Brenda pak minutash, janë shënuar 3 lëkundje tërmeti në Durrës.
Lëkundja e fundit u shenua në orën 15:58, me magnitudë 3.5 të shkallës rihter dhe me një thellësi 18 kilometra nga Shijaku.
Ashtu si raporton qendra evropiane e tërmeteve, lëkundja ishte 30 km nga Durrësi dhe është regjistruar në orën 15:53.
Ndërkohë, vetëm pak minuta para kësaj lëkundjeje, është ndjerë një tjetër tërmet me magnitudë 3.1 të shkallës rihter, 30 kilometra nga Durrësi. Kjo lëkundje është regjistruar në orën 15:45.