“Vajzën ma he lmuan, duam të zbardhet e vërteta. Po shkojmë të bëjmë denonimin në polici”, është shprehur mes lotëve ajo.
Ndërsa vëllai i Rezartës, Reshit Xibraku akuzon familjarët e dhëndrit për helmimin e motrës së tij.
“Nuk pranoj njerëzit e Olsit të më vijnë në shtëpi. Ata më helmuan motrën. Të hetohet e vërteta. Po shkojme në polici. Fola me Olsin, e pyeta çfarë i bëtë motrës time, më tha nuk mbaj mend asgjë, ne morëm mangallin dhe fjetem”, është shprehur vëllai i Rezartës.
Vajza kishte vetëm 3 ditë që ishte martuar me Olsi Hajdarin, ndërkohë që prindërit e këtij të fundit i gjetën në dhomë të helmuar. Rezarta nuk arriti të shpëtonte, ndërsa Olsi ka mundur të mbijetojë pas trajtimit mjekësor.