Profesori dhe akademiku i njohur, Artan Fuga, ka bërë një analizë ndryshe në lidhje me shkakun e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.
Përmes një shkrimi të postuar në rrjetet sociale, Fuga shkruan se tërmeti tra gjik erdhi si pasojë e ndëshkimit mbi veset dhe mekatët tona individuale dhe kolektive.
Sipas tij, kjo nuk është vetëm një e vërtetë fetare, por “mençuri shekullore”, e mbështetur në arsyetim dhe në shkencë.
Akademiku i njohur thekson se tërmeti na shkundi derisa ne ta pranojmë degje nerimin tonë moral dhe pastaj, nuk ka për t’u përsëritur jo më për tridhjet a treqind vjete, por asnjëherë.
Postimi i plotë:
Paturpësia si shkak tërmetesh!
————————————–
Unë nuk u besoj mrekullive, por jam i bindur nga studimet e mia që
tërmeti na ra mbi shpinë pikërisht për shkak të zvetënimit dhe bjerrjes
sonë morale!
Për shkak të paturpësisë!
Erdhi si ndëshkim mbi veset, mëkatet tona individuale dhe kolektive.
Nuk është rrëfim fetar, por mund të shpjegohet me arësye dhe krejt shkencërisht!
Kot gërmoni, jo pllaka afrikane, jo pllaka europiane, jo kjo, jo ajo, nuk kanë punë këto në Vorë, Shijak, Kurbin, Durrës, a në Hamallas!
Na shkund derisa na t’a pranojmë degjenerimin tonë moral dhe pastaj, nuk përsëritet më jo për tridhjet a treqind vjet, por asnjëherë!
Nuk doni t’ja dini të pastroheni? Po na paralajmëron!
Hiç ne, veshin shurdhër këndej!
Nuk ka nevojë të jesh sizmolog ta dish këtë, ka një shkencë tjetër, ose grup shkencash që e shpjegojnë.
Mënçuri shekullore kjo e mbështetur në arësyetim jo në besime pa bazë!
Kurse fetarët jo vetëm të bëjnë magazinierin, karpentierin, gjeneralin, por t’a thonë këtë sepse edhe atyre në rrugë tjetër zbulimi u është thënë!
Nuk e thonë? Bëjnë mëkat!