Ajo që i druhen më shumë zhytësit e thellësive të mëdha, nuk janë krijesat misterioze nënujore, por dekompresimi.
Një burrë në Peru u zhyt në 35 metra thellësi për të mbledhur gjah, kur një varkë që kaloi shumë pranë i preu tubin me të cilin merrte frymë.
Si pasojë ai u detyrua të ngjitet në sipërfaqe për 1 minutë, ndërkohë që atë rrugë duhej ta bënte për më shumë se një orë, në mënyrë që të mos i dëmtohej trupi nga dekompresimi.
Sapo u ngjit në sipërfaqe, ai nisi të ketë marrje mendsh dhe një varkë tjetër u përpoq ta ndihmonte. Ata e futën sërish në të njëjtën thellësi, që këtë herë të dilte më ngadalë, por ai nisi të ndihej më keq.
Nitrogjeni në trupin e tij krijoi fluska të mëdha me ajër, të cilat bënë që t’i fryhet trupi dhe t’i shkaktojë dh imbje. Mjekët thonë që ka qenë me fat që ka mbijetuar, pasi sëmundja e dekompresimit është më e frikshmja për zhytësit e shpesh ka pasoja fatale.