Nga data 1 janari i vitit e këtij viti, gratë do të dalin në pension në moshën 61 vjeçe.
Sipas ligjit të ri të sigurimeve shoqërore, dryshe nga viti i kaluar, këtë vit kemi një rritje më 1 vit të moshës së pensionit.
Mirëpo nga intervistat e ndryshme qytetarët e Tiranës shprehen se mosha ideale për të dalë në pension është 60 vjeç.
Reforma e pensioneve që u miratua në vitin 2015, cakton një rritje graduale të moshës së pensionit, si për burrat, ashtu edhe për gratë.
Por për gratë, shpejtësia e rritjes do të jetë më e madhe ndërsa për burrat këtë vit nuk parashikohet rritje e moshës për të përfituar pension, kështu që ata do ta përfitojnë atë në moshën 65 vjeç, si më parë.