DIten e sotme në familjen e këngëtares së njohur të muzikës popullore Artiola Toskës është zi.
Këngëtarja ka humbur të atin i cili prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Artiola ishte zgjedhur si një ndër këngëtaret që do të performonin në koncertin e djeshëm në sheshin “Nënë Tereza” me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet të Shqipërisë.
Mirëpo këngëtarja nuk mundi të merrte pjesë sepse pak orë përpara humbi të atin.