Të 16-të personat e prekur nga korona virus përfshirë ketu dhe një foshnjë 3-muajshe, janë shëruar, tha Ministria e Shëndetësisë në Vietnam. Një pacient ende po monitorohet në spital, dhe të tjerët janë larguar.
16 personat e infektuar nga koronavirusi në Vietnam janë kuruar, tha ministri i shëndetësisë të premten.
Ai shtoi se nuk ka patur raste të reja të regjistruara që prej 13 shkurtit.
Pacienti i fundit, një burrë 50-vjeçar u infektua nga vajza e tij që ishte kthyer nga qyteti kinez Wuhan, vendi ku shpërtheu virusi.
Edhe ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, tha ministri në deklaratë.
Nuk është e qartë kur doli pacienti i fundit nga spitali. Raportet e fundit nga koronavirusi për dy kinezë në Vietnam ishin më 23 janar.
Më shumë se 1.200 teste kanë rezultuar negative në Vietnam që nga fillimi i koronavirusit në fund të dhjetorit të vitit 2019, shkruan CNN. Për të ndaluar përhapjen e virusit, Vietnami vendosi një bashkësi të tërë në mbyllje.
Pas konfirmimit të rastit të saj të 16-të, për të ndaluar përhapjen e virusit autoritetet lokale bllokuan zonën përreth komunës Son Loi në provincën Vinh Phuc, rreth 40 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Hanoi.