Disa prej nxënësve të gjimnazit “Janaq Kilica” në qytetitn e Fierit, kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen gjatë orëve të mësimit diten e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10 dhe janë dërguar në spitalin Rajonal të Fierit për kontroll mjekësor.
Gjashtë auto ambulanca kanë arritur në shkollë për ti transportuar drejt spitalit, ndërsa disa studentë u dërguan me makina private.
Në vendngjarje mbërriti policia dhe grupi hetimor që dyshojnë se është përdorur spraj piperi nga një nxënës i kësaj shkolle. Kjo mendohet ti ketë shkaktuar djegie në sy dhe vështirësi në frymëmarrje.
E njëjta ngjarje ndodhi një javë më parë në këtë shkollë ku 7 nxënës përfunduan në spital pasi shfaqën probleme me frymëmarrjen