Një grua nga Seattle thotë se ishte e infektuar nga koronavirusi dhe tani po shërohet. Ajo ka një këshillë të madhe për të gjithë: Mos u frikësoni, shkruan CNN. Elizabeth Schneider, 37 vjeç, beson se u infektua me koronavirus në një festë në shtëpi sepse disa ditë më vonë, disa shoqe që ajo njohu në festë, u sëmurën në të njëjtën kohë.
Tre ditë pas festës së 22 shkurtit, thotë Schneider, ajo ishte në punë kur filloi të ndjehej keq. “Po ndihesha e lodhur, dhemnje trupi, kisha marrje mendesh dhe dhimbje koke, kisha dhe ethe”, kështu që vendosa të shkoj në shtëpi, shprehet gruaja. Ajo fjeti pak gjumë atë ditë por kur u zgjua kishte temperaturë të lartë.
Shneider tha se mendonte se kishte grup. Ajo nuk mendonte se kishte koronavirus, pasi nuk kishte kollë dhe simptoma të frymëmarrjes. Por, e zbuloi kur një duzinë me miq të saj që ishin në festë, kishin pasur të njëjtat simptoma. Megjithatë, Schneider dhe miqtë e saj nuk u testuan për koronavirus, tha ajo. Mjekët menduan se kishin grip, por testet e gripit dolën negative.
“Në këtë pikë, ne të gjithë po shqetësoheshim që nuk lejoheshin të testoheshin për koronavirus”, thotë e infektuara. Kështu, një nga miqtë e saj i tregon për një studim gripi në Seattle, ku mund të dërgoje tamponin për të kryer testin e koronavirusit. “Këtu e mësova përfundimisht”, thotë e infektuara. Pastaj ajo vijon duke dhënë këshilla. “Ju lutem mos u frikësoni, nëse jeni i shëndetshëm, nëse jeni i ri, nëse kujdeseni mirë për veten tuaj kur jeni sëmurë, do të shërhoheni, besoj. Unë e dëshmoj këtë”, thotë ajo ndër të tjera.