Amerikanët jane shqetessuar për shkak të koronavirusit dhe kanë nxituar të blejnë armë në dyqane.
Kalifornia, Nju Jorku dhe Ëashingtoni, zonat më të prekura nga virusi vdekjeprurës kishin rënie të cmimeve sa i përket armëve.
Disa blerës u përpoqën të ‘mbronin familjet e tyre’ nga grabitësit nëse ushqimi dhe furnizimet përfundojnë për shkak të panikut të koronavirusit.
Të tjerë kishin frikë se fuqitë emergjente të qeverisë mund të kufizonin të drejtën e tyre për të blerë armë ndërsa disa aziatiko-amerikanë blenë armë për të mbrojtur veten nga sulmet e mundshme raciste, shkruan Daily Mail.
Këto radhë vijnë pasi mijëra amerikanë u mblodhën në supermarkete për të grumbulluar mallra thelbësore. Linja të mëdha shtriheshin përgjatë trotuarit jashtë dyqanit të armëve Martin B. Retting në qytetin Culver, California.
Një pjesë tjetër e blerësve u pa jashtë Gun World në Burbank.
Deri tani, numri i viktimave është 69, ndërsa i të prekurve ka arritur në 3,807 në ShBA.