Lajme të mira vijnë nga dy shtetet me te prekura ne evrope, Italia dhe Spanja, ku prej më shumë se një muaji u mbërthyen nga koronavirusi dhe shënuan mijëra jete te humbura.
Ne 24 orët e fundit si në Itali dhe në Spanjë ka rënë numri i rasteve të reja me Covid-19.
Italia ka shënuar 2,972 raste të reja ndërsa Spanja 2,442, shifra mjaft të ulta këto krahasuar me ditët e mëparshme kur Italia shëntonte 5 mijë raste apo Spanja 7 mijë.
Mediat e huaja raportojnë se qeveritë e të dy vendeve po mendojnë masa lehtësimi për qytetarët dhe disa prej tyre do të rikthehen në punë.
Në Spanjë vazhdon puna në fabrika dhe ndërtim ndërsa në Itali janë hapur disa dyqane.