Eriza Zykaj-Bruksel
Qytetarët shqiptarë nuk do të mund të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian edhe për 15 ditë.
Shqipëria duket se mbetet sërish jashtë listës së vendeve të treta me të cilat Bashkimi Europian rihap kufinjtë e jashtëm.
Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja Hercegovina nuk përmbushin ende kriterin kryesor të menaxhimit të pandemisë COVID-19, që ka të bëjë me numrin e infektimeve për çdo 100.000 banorë.
Për shkak të rritjes së numrit të të prekurve, listës së vendeve, shtetasve të të cilave nuk u lejohet hyrja në vendet e BE pritet t’i shtohen edhe Serbia me Malin e Zi, ndërsa vendimi final pritet të merret në ditët në vijim.
Ky numër duhet t’i korrespondojë nivelit mesatar europian, që është 16 raste infektimi për 100 mijë banorë.
Ky është informacioni që vjen në vijim të takimit të grupit të punës Këshillit të Bashkimit Europian mbi rishikimin çdo 15 ditë të listës së vendeve të treta për rihapjen e kufinjve të jashtëm tê Bashkimit Europian.
Kjo listë ka tê bëjë konkretisht me heqjen e kufizimeve për udhëtimet jo-esenciale drejt Bashkimit Europian të vendosura pêr shkak tê rrezikut të përhapjes së COVID-19.
Ndërkohë që ambasadorët e përhershëm të Bashkimit Europian pritet të fillojnë takimin e tyre për rishikimin e listës në orën 15.00. Për Kinën, mbetet në fuqi reciprociteti lidhur me udhëtimet jo-esenciale.
Qytetarët e Kinës do të lejohen të udhëtojnë drejt Bashkimit Europuan vetëm nëse Kina heq kufizimet e veta për qytetarët evropianët.
Ky informacion pritet të zyrtarizohet në 15 korrik. /abcnews.al/