Rezultatet deri tani të testeve klinike të trajtimit të ri kundër Covid-19 janë befasuese, duke treguar se ul në mënyrë drastike numrin e pacientëve të shtruar në terapi intensive.
Firma bioteknologjike me bazë në Sothhampton, Synairgen ka përdorur një proteine të quajtur interferon beta, të cilën trupi i njeriut e prodhon kur preket nga një infeksion viral.
Proteina thithet direkt në mushkëri nga pacientët me koronavirus përmes aerosolit dhe duket se stimulon tek ata një reagim imunitar.
Në testimin e këtij ilaçi morën pjesë 101 vullnetarë të shtruar me Covid në nëntë spitale britanike.
Rezultatet e tij sipas Synairgen, janë një hap i jashtëzakonshëm përpara, sa i takon trajtimit të ketij virusi te ri e te rre.zikshem.