Të gjithë ata qe nuk kane bere tamponin, jane ne dyshim nëse jane prekur nga koronavirusi. Megjithëse është e vështirë të thuhet një përgjigje e saktë, vetëm nëpërmjet simptomave, këtu janë disa shenja që tregojnë se në të shkuarën ju mund të keni qenë të infektuar.
Adam Spivak, një doktor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Utah në Salt Lake City, thotë se nëse keni qenë shumë sëmurë, midis periudhës janar-shkurtit, ka gjasë ta keni kaluar koronavirusin.
Nëse keni pasur ethe dhe kollë!
Nëse për disa ditë, në këtë periudhë, keni pasur ethe, kollë dhe lodhje të tepërt, ka shumë gjasa që ju ta keni kaluar virusin.
Papritur keni humbur nuhatjen dhe shijen e ushqimit!
Humbja e nuhatjes dhe e shijes, është një nga shenjat që dallon koronavirusin e ri. Rreth 66% e atyre që janë bartës me koronavirus, kanë këtë simptomë. Nëse krejt e papritur, edhe ju për një kohë keni humbur nuhatjen dhe shijen, mund të keni pasur Covid-19.
Nëse e gjithë familja u sëmur njëkohësit!
Nëse të gjithë familjarët, dikush më shumë dhe sikush më pak, ka përjetuar grip, informon dritare.net, por në të njëjtën periudhë kohë, ka gjasa që e gjithë familja të ketë qenë infektuar.
Nëse keni pasur shenja në lëkurë që ju shkaktonin kruajtje!
Është një nga simptomat që është zbuluar së fundmi, por e rëndësishme për të kuptuar nëse një person është infektuar me virus.
Këto janë disa shenja, por jo domosdoshmërish dikush që ka pasur njërën prej tyre, ka qenë i infektuar. Vetëm testi serologjik, mund të japë një përgjigje të saktë.