Duket se problemi i radarëve të policisë po “merr fund”.
Disa të rinj shqiptarë kanë krijuar një grup në Viber me mbi 5000 anëtarë, ku përdorin kode të veçanta për ti shpëtuar radarit të policisë.
Pikërisht një grup në viber që quhet “Radari” është formuar në Kosovë. Përmes këtij grupi ata njoftojnë për vendet në të cilat ka radarë duke iu mundësuar të tjerëve t’i shpëtojnë këtij “Big brother”.
Grupi në të cilin ata tregojnë se ku ka radarë në çdo orë të ditës numëron mbi 5 mijë anëtarë nga e gjithë Kosova. Por, gjithë anëtarët e këtij grupi duhet të zbatojnë një rregull strikt, që të mund të vazhdojnë të jenë pjesë e “Radarit”.
Atyre u ndalohet që të bëjnë foto dhe biseda jashtë radarit.