Në muajin mars një prej të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë ishte edhe Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Ai qëndroi i vetëizoluar në shtëpi për 22 ditë, për shkak se nuk kishte simptoma të rënda.
Por avokati Altin Goxhaj ka hedhur disa a.kuza të rënda ndaj Bratajt, duke thënë se ishte caktuar nga kryeministri Edi Rama, që të bënte si i sëmurë me koronavirus dhe pse ishte si kokrra e mollës.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bratajt, i cili e ka quajtur Goxhajn, mashtrues dhe sharlatan, ndërsa i kërkon provat mbi të cilat është bazuar për deklaratën e tij. Në një postim në Facebook, Brataj shkruan, se ndihet i ofenduar, ndërsa shton se askush nuk ka të drejtë t’i përmendi emrin