Pothuajse 900 persona dhe ekuipazhi përjetuan momente emocionuese në bordin e kroçeres “Sky Viking”, pasi ajo dërgoi sinjal alarmi për shkak të problemeve të motorit.
Anija gjigante ndodhej jashtë bregut shkëmbor perëndimor të Norvegjisë në momentin e defektit. Pasagjerët dërguan fotografi dramatike nga brenda.
Ekipi i shpëtimit arriti të vërë në punë tre nga katër motorët e anijes më vonë të dielën në mëngjes dhe aktualisht anija është tërhequr në qytetin port të Moldës.
Dy anije të tjera e ndoqën atë, një përpara dhe një mbrapa.
Anija gjigante kishte fillimisht 1,373 pasagjerë dhe ekuipazh në bord, 915 prej të cilëve nga Britania e Madhe dhe SHBA.
Të paktën 479 persona u evakuan nëpërmjet helikopterëve.
Disa njerëz kanë pësuar lënd.ime dhe tre prej tyre janë në gjendje serioze. Shtatëmbëdhjetë vetë janë shtruar në spital, sipas autoriteteve lokale.
Video që udhëtarët postuan në mediat sociale tregojnë karrige dhe mobilje që rrëshqasin nëpër dysheme, pasi anija u lëkund nga njëra anë në tjetrën si pasojë e stuhisë.