Prokuroria Speciale SPAK, mbyll hetimet dhe kërkon 3 vite burg për Alket Dinon, pedagogun e Universiteit “Fan Noli” të Korçës.
Dino akuzohet për korrupsion, pasi iu merrte studentëve nga 50 mijë lekë të vjetra për provime, në mënyrë që t’iu vinte një notë kaluese 5.
Dino ka mohuar akuzat e ngritura ndonëse gjatë arrestimit atij iu kapën dhe sekuestruan 50.000 lekë dhe 300 euro që dyshohet se ishin përfituar nga studentët në këmbim të një note kaluese.
Së bashku me Dinon ra në pranga edhe Xhevi Dervishi që funksiononte si sekser ndërmjet studentëve dhe pedagogut.
SPAK thotë se ka të provuar rastet e korrupsionit për ndryshim note të studentëve në universitetin Fan Noli.