Tornadot shkaktojnë pamje te forta në SHBA. Videot tregojnë tornadon në Luiziana dhe Teksas, që ka shkaktuar një kaos të madh mes banorëve.
Një përdorues i Twitter-it teksa lëvizte me makinën e tij në Autostradën 62 pranë Liqenit Charles, Luiziana, ndau klipin tronditës rreth orës 11:30 të mëngjesit.
Nga pamjet e filmuara duket një motor me 4 rrota që fluturonte në ajër nga kushtet ekstreme të motit.
Gjithashtu në Liqenin Charles, të paktën një person u plagos kur erërat 64 mph shpërthyen dritaret e një shtëpie.
Shtëpi e biznese kanë hasur dëme të mëdha.