Sot ranë 10 tërmete/ Paralajmërohet stuhia që vjen për në Shqipëri: Ja c’do të ndodhë…

    Shqipëria në javën që vjen pritet që të përfshihet nga një moti i keq me reshje të dendura shiu. Cikloni që go diti Italinë duke shkaktuar d ëme të shumta sidomos në Catania do të zhvendoset në Mesdhe.

    Greqia, Shqipëria dhe një pjesë e vendeve të Ballkanit pritet gjithashtu që të jenë në pushtetin e stuhisë.

    Reshjet në vendin tonë parashikohet që të fillojnë pas datës 2 Nëntor, teksa në datë 4 do të ketë stuhi në pjesën veriore dhe më pas nga data 7 deri në 9 nëntor do të zhvendoset në të gjithë pjesën perëndimore. Pjesa lindore e Shqipërisë do të jetë më pak e prekur nga reshjet.

    Autoritetet Mbrojtes Civile kanë dhënë alarmin në lidhje me uraganin “Apollo”, i cili ka go ditur ishullin e Siçilisë duke shkaktuar dy të vdekur dhe dëme të mëdha materiale për shkak të erës dhe përmbytjeve, raporton abcnews.al.

    Sipas “Corriere“, deri më tani, më e g oditura konsiderohet zona e Sirakuzës, ndërsa autoritetet paral ajmërojnë për ererëra me shpejtësi deri në 100 km/h si edhe dallgë deri në 4 metra të larta.

    Orët e ardhshme konsiderohen vendimtare për ishullin pasi pritet të shihet qartësisht se cili do të jetë drejtimi që do të marrë ur agani dhe në varësi të saj do të merren masat nga autoritetet.

    Gjatë përmb ytjeve, rrugët e Katanias u mbushën me ujë duke u kthyer në lumenj.

    Uraganet janë një fenomen i rrallë në Mesdhe, por kohët e fundit janë shtuar për shkak të ndryshimeve të forta klimaterike. Ekspertët i quajnë ata “Medicane” për shkak se ndodhin në Mesdhe. Zakonisht forca e tyre është e vogël sepse formohen në një zonë të kufizuar detare, ndryshe nga uraganet që formohen në oqeane. /abcnews.al

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *