Kjo është nata më e veshtire në jetën e Cristiano Ronaldos. Futbollisti portugez ka njoftuar se një nga binjakët e tij të porsalindur ka ndërruar jetë. Lajmi është dhënë me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Partnerja e tij, Georgina ka sjellë në jetë vajzën, ndërsa djali nuk ia ka dalë dot të mbijetojë.
Në postimin e bërë në rrjetet sociale, ylli i njohur i futbollit botëror falënderon të gjithë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e dhënë gjatë gjithë kësaj kohe.
Dëshirojmë të falënderojmë mjekët dhe infermierët për gjithë kujdesin dhe mbështetjen që na kanë dhënë.
Ne jemi të merzitur dhe kërkojmë privatësi në këtë kohë të vështirë.
Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam përgjithmonë.