Një mesazh për tu duartrokitur ka mbërritur së fundmi në redaksinë JOQ Albania, ku një qytetar shkruan se ka gjetur një zarf në zonën ish-parkut. Ai shton se brenda në zarf janë vetëm 89 mijë lekë të vjetra, por kërkon që paratë t’ia kthejë atij që i takojnë, i cili ndoshta quhet E. Myftari, pasi ky emër është shkruar mbi zarf.
Qytetari ka shkruar në redaksinë tonë me qëllim që djali të shohë njoftimin dhe ta kontaktojë.
Një veprim vërtetë fisnik dhe për t’u duartrokitur.
Qytetari shkruan:
Pershendetje JOQ. Kam gjet nje zarf me lek brenda dhe dua te vej njoftim qe personit qe i kan humb te vij ti marre. Emri eshte E. myftari Ju lutem publikojeni se duhet te jet rroga e dikujt dhe i duhen.