Temperaturat pritet të pësojnë rritje të ndjeshme gjatë ditëve të para të javës. Sipas parashikimit temperaturat do të varjojnë nga 9 në 30 gradë në disa qytete të vendit, ndërsa nga e mërkura pritet të ketë rënie të lehtë me 2-3 gradë.
Parashikimi i motit nga SHMU:
Java që presim përpara pritet të jetë një javë me mot kryesisht të qëndrueshëm. Megjithatë nuk do të mungojnë vranësirat dhe reshjet e shiut në formë rrebeshesh dhe stuhi nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Në këtë mënyrë dita e Hënë dhe ajo e Martë parashikohen me mot të kthjellët si dhe vranësirat e mesditës deri ato të pasdites. Këto vranësira në malësitë e vendit do të shoqërohen me reshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive por afatshkurtra.
Për ditën e Mërkurë pritet një përkeqësim i kushteve meteorologjike. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Hera-herës këto reshje me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve por në periudha afatshkurtra.
Duke filluar nga dita e Enjte si dhe ajo e Premte mbi vend depërtojnë masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata. Për të dyja ditët moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.