Ne lule te rinise humb jeten parpitur 17 vjecarja Shqiptare

Një ngjarje ka ndodhi në Gjermani, ku 17-vjeçarja, Diana Rrecaj, me prejardhje nga Kosova, humbi jetën pasi u godit nga vetura derisa ishte duke shkuar në shkollë.

Lajmin e saj e kanë bërë me dije vetë familjarët e 17-vjeçares, ku daja i saj ka lajmëruar se varrimi i saj do të bëhet në qytetin e Pejës.

“Familjar, miq dhe shoke deshta ta ndaj nje dhimbje te thell ne zemren time dhe te familjes. Me daten 24.05. 2022 ne rastin e humbjes se mbeses time (vajzes se motres) Driana (Istref dhe Antigina) Rrecaj e cila humbi jeten dje si pasoj e goditjes me vetur derisa ishte duke shkuar ne shkoll ne Gjermani.

Ishte ne lule te rinis edhe 1 muaj i mbushte 18 pranvera, nje vajz me tipare taman shqipetare , gjithashtu ne javen e ardhshme e kemi pritur qe te na vizitonte dhe besoni se me gezim e kishte pergaditur valigjen d.m.th 1 jave perpara ndersa tani po e presim qe te vij ”, ka shkruar ai në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *