Mbajtja e shtëpisë tonë pastër është një nga detyrat kryesore shtëpiake.Mbajtja paster e banjës tuaj,duhet të jetë përparësia juaj nëse doni që shtëpia juaj të qëndrojë e pastër dhe të ketë arome të freskët.
Ka shumë produkte në treg që premtojnë rezultate të shkëlqyera. Megjithatë, ndonëse disa prej tyre janë efektive, këto produkte janë gjithashtu të rrezikshme për shëndetin tonë.
Sot ne do t’ju tregojmë se si të përgatitni një pastrues të fuqishëm bazuar në përbërësit natyralë që do ta bëjnë banjën tuaj të pastër dhe do t’i jepni një aromë të freskët. Ja se çfarë duhet të bëni:
Përbërësit
160 gr. sode buke
60 ml. lëng limoni
½ lugë gjelle uthull
3% të peroksidit të hidrogjenit
15-20 pika të vajit tuaj të preferuar esencial
Vendosni soden e bukes në një tas dhe shtoni lëngun e limonit, pastaj prisni që reagimi të kalojë.
Pastaj përzierni peroksidin e hidrogjenit dhe uthullen në një tas tjetër, pastaj shtoni vajin esencial dhe përziejeni mirë.
Tani, merrni substancën me një lugë dhe krijoni topa të vogla të tij, pastaj lërini ato në një letër pjekjeje për tu tharë. Ata do të kërkojnë të paktën 4 orë tharje para se të përdoren, por ne sugjerojmë që t’i lëmë ato gjate gjithe natës.
Mblidhini topat në një kavanoz me një kapak të shtrënguar, pastaj përdorini ato në tasin tuaj te tualetit sa herë doni qe ta rifreskoni.
Këto topa unike jo vetem do ta pastrojnë por edhe do ta dezinfektojnë në të njëjtën kohë banjen tuaj. Ata janë të lehta për t’u bërë dhe janë zgjidhja më e mirë për një banjë të pastër.