Lia e majmunit i afrohet vendit tonë, identifikohet një rast i dyshimtë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë me dije përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebookm se dyshohet se në vend është zbuluar një rast me linë e majmunëve. Bëhet fjalë për një mashkull 69 vjeçar nga komuna e Dragashit. Pacienti është shtuar në spital dhe po mbahet i izoluar derisa OBSH të japë diagnozën përfundimtare. Mjekët po punojnë sakaq për të gjurmuar personat me të cilët ka patur kontakt pacienti.

Njoftimi

Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, me datë 3 qershor 2022 në ora 17:41, nga Klinika Infektive, QKUK, ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë me Lijën e majmunëve (Monkeypox). Pacienti është mashkull, i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit. Është i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK, me datën 03/06/2022 dhe i është marrë mostra nga ndryshimi lëkuror e cila do të dërgohet për analiza laboratorike. Gjendja e pacientit është stabile. Po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimi i kontakteve.

Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSH në Holandë, gjersa presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara. Pacienti është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK. Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se për çdo informatë të re, opinioni publik do të informohet në kohë reale, dhe se situata është e qetë dhe stabile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *