Infermierja, Shpresa Jusufi ka vdekur sot gjatë ditës në moshën 44 vjeçare.
Lajmin për vdekjen e infermierës e kanë bërë të ditur familjarët e saj në Facebook.
E ndjera ka punuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.
Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër në varrezat e fshatit Rakë në Mitrovicë, në kohën e Ikindisë.